Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në një komunikim për mediat, për të folur në lidhje me situatën aktuale në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Peleshi tha se në Shkodër ka dalje të lumit të Bunës dhe janë përmbytur 270 hektarë tokë, ndërsa situata në lumenjt dhe liqenet e tjerë për momentin nuk shfaq rrezik, por kërkohet monitorim nga bashkitë përkatëse.
Ministri shtoi se prioritet i këtij viti dhe në vazhdim duhet të jetë ivestimi në ujëmbledhësa.
“Situata e shkaktuara nga reshjet ka paraqitur probleme nga veriu në jug, por jo të përmasave shqetësuese.
Sa i përket situatës në veri, ka pasur probleme në infrastrukturën rrugore, ku ka pasur rrëshqitje dherash. Në të gjthë akset ku ka pasur probleme po punohet.
Furnizimi me energjike ka pasur probleme për shkak të erërave të forta, por edhe për këtë po punohet.
Kuotat e lumenjëve deri në këto momente nuk paraqesin rrezik për përmbytje edhe pse ka pasur rritje të kuotave.
Në Shkodër, ka dalë lumi Buna duke përmbytur 270 hektarë tonë. Të merren masa, paralajmërim i popullatës, ku parashikohet rrezik, evakuim dhe stresim në raste nevoje.
Prioritet në këtë vit, por edhe në vazhdim duhet të jetë investimi në ujëmbledhësa…