Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.
Pas arrestimit babai i 35 vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Në një prononcim për gazetarët babai Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë.
“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet por të kurohet tek një psikolog”, tha ai.
I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.