fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Receta e ditës, fërgesë me qepë të njoma

Tirana Press by Tirana Press
05/02/23 - 08:17
in Receta e ditës
A A
Receta e ditës, fërgesë me qepë të njoma
9
VIEWS

Kjo është një recetë e thjeshtë në përgatitje, e lehtë në shije dhe fantastike për të shoqëruar çdo gatim. Fërgesa me qepë të njoma shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur misri apo gruri.

Më poshtë gjeni hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni në përgatitjen e kësaj recete të thjeshtë.

Përbërësit

(Përbërësit zgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 3-4 persona)

Lexo mëShumë

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza

Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon

1 tufë e plotë me qepë të njoma

4-5 lugë gjizë e freskët

100 ml qumësht (dy filxhanë kafeje)

1 kokërr vezë

Kripë

Piper

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle gjalpë të freskët

Majdanoz

Përgatitja

Si fillim, këhillohet të rrihni vezën në një tas dhe ta lini mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni më pas tufën e qepëve të njoma, të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm dhe i keni grirë hollë.

Kaurdisini për disa minuta derisa qepët e njoma të jenë zbutur mjaftueshëm duke bërë kujdes që të mos digjen.

Më pas shtoni gjizën, kaurdiseni masën për 2-3 minuta derisa të njëtrajtësohet dhe më pas shtoni qumështin. Përziejeni masën, shtoni kripë dhe piper sipas preferencës.

Shtoni vezën e rrahur duke e përzjerë masën shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Përzjeheni masën për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Nëse dëshironi mund ta hiqni pak më parë nga zjarri dhe ta vendosni për pjekje edhe 10 minuta në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale.

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund ta spërkasni sipër me majdanoz të grirë hollë.

Fërgesa me qepë të njoma mund të përgatitet edhe me kos në vend të qumështit.

Kjo fërgesë është e shkëlqyer dhe kombinohet me gatime të ndryshme.

Artikuj të Ndërlidhur

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza
Receta e ditës

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza

04/03/23 - 10:14
45
Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon
Receta e ditës

Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon

03/03/23 - 10:00
4
Receta e ditës, Soufflé vegjetariane me patate
Receta e ditës

Receta e ditës, Soufflé vegjetariane me patate

02/03/23 - 10:06
8
Receta e ditës, levrekë të pjekur me patate
Receta e ditës

Receta e ditës, levrekë të pjekur me patate

27/02/23 - 10:12
4
Next Post
Këto janë 8 gjërat që nuk duhet t’i shkruani kurrë në një e-mail pune

Këto janë 8 gjërat që nuk duhet t'i shkruani kurrë në një e-mail pune

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.