Moderatoria e njohur Arbana Osmani e shtëpisë më të përfolur në Shqipëri flet me Luizin për fjalët që ka miratuar vetë ai.
Arbana Osmani e pyet konkurrentin e BBV Luiz Ejlli nëse kishte dhënë miratimin e tij që të përdorej emri dhe rrjetet e tij sociale për të mbledhur fonde?
Luiz Ejlli , i cili nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodh jashtë shtëpisë së big brother-it, pyet se çfarë po ndodh dhe nëse mundet kur ka ndodhur kjo?
Arbana shpjegon se pas takimit me kunatin ka nisur hapja e një llogarie, ku të depozitoheshin para në emrin tënd dhe po ashtu edhe përdorimi i instagramit të ishte për këtë qëllim.
Luizi i përgjigjet që unë kam dhënë leje që të mblidhen fonde për të ndihmuar familjet në nevojë pasi unë të dal nga shtëpia e BBV sepse ka shumë familje në nevojë. Imazhi im nuk duhet të keqpërdoret apo të keqinterpretohet nga askush.
Nëse unë do kisha nevojë për ndihmë thirrjen do e bëja vetë, pas daljes time nga BBV dhe jo t’ia lija familjes time. Prandaj në mënyrë kategorike ndaloj përdorimin e emrit, imazhit dhe instagramin tim për të mbledhur fonde dhe për tu keqinterpretuar informacioni.