fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Raporti i KLSH/ 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv i parave publike në tremujorin e parë

Tirana Press by Tirana Press
30/05/24 - 09:37
in Aktualitet
A A
Raporti i KLSH/ 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv i parave publike në tremujorin e parë
6
VIEWS

Në 4-mujorin e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 29 subjekte nga të cilat 8 të qeverisjes qendrore dhe 21 njësi të vetëqeverisjes vendore duke konstatuar një dëm ekonomik dhe menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën mbi 2 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro.

Në buletinin e parë të këtij viti KLSH nënvizon se “gjatë periudhës janar-prill 2024, janë dhënë 134 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2,107,937 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 20,790 mijë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2,000,168 mijë lekë dhe 86,979 mijë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor”.

Raporti analizon se vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik* në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve, në zërin “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh” në shumën 20.6 mijë lekë, sa i takon shkeljeve në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit, likuidimit të faturave për zërat e punimeve të pa kryera etj, ku peshën më të madhe e zënë subjektet si: Bashkia Fier në vlerën 5.2 mijë lekë; Bashkia Shkodër në vlerën 3.66 mijë lekë; dhe Bashkia Lezhë në vlerën 1.66 mijë lekë.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar – prill 2024, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2 miliardë lekë nga të cilat: 1.85 miliardë lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 93% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale”, nënvizon KLSh.

Duke u ndalur në analizimin e fushave se nga ka ardhur ndikimi negativ tek bashkitë, audituesit konstatojnë se këto lidhet me detyrime për taksat dhe tarifat vendore, mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private; detyrimeve të pashlyera për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse me pakicë etj; dhe 145.9 mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 7% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Tags: raporRaportrruge

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
DW: “Belerizimi” i marrëdhënieve greko-shqiptare dhe pasojat

DW: “Belerizimi” i marrëdhënieve greko-shqiptare dhe pasojat

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.