Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Pallati i Sportit ku do të zhvillojë takimin e tij me emigrantët në Itali, i dyti pas atij në Athinë.
Kreu i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet që pallati është i mbushur me emigrantë të veshur kuqezi.
“Erdha…”shkruan Rama krah videos.
Më herët gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i qeverisë reagoi duke shkruar se “sot po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë”
“Mirëmëngjesi dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama.