Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Durrës, ku një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një pallati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se shtetasi me inicialet A. P., 47 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.