Pas daljes nga Big Brother moderatorja e njohur Kiara Tito duket se ka qënë shumë aktive në rrjetet e saj sociale si në Facebook ashtu dhe në Instagram.
Foto dhe video të shumta duke treguar se ajo po e ndjek nga ekrani 24/7 partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli e me sa duket Tito është kther si në fansen më të zjarrtë të tij.
Një gjë që vihet re dukshëm në storyt e saj janë thumbat që ajo që shkruan herë pas here për ta të cilët nuk kanë besuar tek dashuria e saj me Luizin.
Qentë le të lehin, karvani ecën përpara e shoqëruar me emojin e puthjes, është thumbi i radhës i moderatores e cila vazhdon të tregojë se ndjenjat për këngëtarin i ka të vërteta dhe jo për lojë.