Ditën e djeshme humbi jetën një punonjës i Bashkisë së Elbasanit, 56-vjeçari Eduart Balliu, i cili ishte duke riparuar disa llamba në një shtyllë ndriçimi.
Pas kësaj ngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Policia e Elbasanit njofton se se për këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane si dhe është shpallur në kërkim përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike.
Ndërkohë që qytetarët kanë treguar se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vinçi me të cilin punojnë punonjësit.