Kushëriri i Aurelio Dervishit, 18-vjeçarit që u vra në Shkozë me thikë, ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, e cila nisi si sherr dhe përfundoi me tragjedi. I riu, i cili ishte dhe shofer, tregon se ka qenë në makinë me Aurelion, vëllain e tij dhe dy vajza. Ndërsa kanë qenë duke u kthyer nga Farka, në rrethrrotullimin e Shkozës, u ka ardhur një makinë paralel në semaforin ku ishin ndalur. Përplasaj sipas tij ka filluar me një “pse qeshni” dhe më pas ka agravuar.
Rrëfimi:
Te ai lokali shkova dhe e mora unë. Kemi qenë te lagjia, rreth orës 8. E mbaj mend se me Aurelion kam qenë që nga ora 2, në një moment ika, pastaj më mori në telefon. Mario që ishte me mua, iku në shtëpi dhe shkova mora Aurelion për të pirë kafen ku e pinim çdo ditë. Shkuam te lokali ku shkonim përherë, nuk kishte vend. Parkuam makinën dhe shkuam në një vend tjetër. Pasi pimë kafe dolëm dhe takuam vajzat që ishim miq të Aurelios. Njëra 16 dhe tjetra 17 vjeçe. Ishte hera e parë që takonim, nga larg i kemi parë.
I morëm, dolëm deri te rruga e Liqenit të Farkës më pas po vinim në Shkozë për të zbritur poshtë të linim vajzat që ishin me në. Në atë moment që do dilnim nga rruga për të hyrë në Shkozë, më tha Aurelio për të hyrë në autostradë. Të rrethi Shkozës, isha vetëm unë në semafor. Kur po prisnim, 50 metra më poshtë do dalonim për të zbrit vajzat.
Aty vjen makina e autorëve, unë e kisha xhamin gjysmë hapur, po qeshim për muhabetet tona. Në atë moment na tha pse qeshni. Ngrita xhamin dhe nisa të ecja. Autorët bënë zigzag dhe na bllokuan rrugën. Zbritën dhe erdhën te makina. Zbritëm dhe ne dhe filluam të konflikohemi. Ata nuk ikin sepse ishin nis të na bënin diçka neve. Në momentin që ndaluam vajza tha me këtë shoferin kam qenë unë, do ziheni.
Ata në goditën pastaj dhe Aurelion, dhe më pas nuk e dimë ca ndodhi. Mesa kemi parë ka qenë duke më goditur dhe mua, por u ra thika në tokë. Aurelio ishte në krahun tjetër të rrugës. Sherri vazhdonte po ne ikëm te shoku. U munduam ta ngrinim por nuk mundëm. Thirra njerëzit por për 2-3 minuta nuk erdhi njeri. Më pas dikush erdhi dhe na ndihmoi, do e fusnim në makinë por erdhi ambulanca, por rrugës për në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk e dimë se nuk na ka dalë zëri për këto probleme.