Një i moshuar 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën 40 vjeçare mesditën e së dielës dhe më pas i dha fund jetës. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 minuta në lagjen “18 Tetori” të qytetit të Lushnjes.
Të afërmit dhe fqinj të familjes thonë se Behar Musaku, para se ta qëllonte të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh, je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”.
Rudina Musaku, 40 vjeeç, prej dy vitesh jetonte në Tiranë, pasi ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin në qytetin e Beratit. Ajo kishte shkuar këtë të dielë në shtëpine e prindërve të saj në Lushnjë për t’i takuar por debati me babain përfundoi në një tragjedi.