Projektligji i ri për shëndetin seksual dhe riprodhues lejon që dhe të miturit të grupmoshës mbi 16 vjeç mund të ndërpresin një shtatëzani, madje dhe pa miratimin e prindërve.
Sipas nenit 12 , pika ç, nismëtarët e shpjegojnë se adoleshentët mund të abrotojnë pa prezencën e prindërve për të eleminuar dhunën në familje.
Po ashtu aborti lejohet të kryhet edhe në rastin kur një femër është më shume se 14-javëshe dhe kjo brenda 3 ditëve kur e konstaton mjeku.
“Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”, thotë projektligji.