Personi që shihni në këtë foto është arrestur nga Policia e Shtetit shqiptar me argumentin se vodhi një Range Roveri. Policia thotë se Adrian Hamalli mori një Range Rover me targë AC007TC të parkuar pranë hotel “Marriot” dhe u largua. Ndër të tjera shton se falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, grabitësi u arrestua teksa po ngiste makinën e vjedhur.
Por lidhur me këtë situatë kanë reaguar shumë qytetarë që e njohin të arrestuarin”. Ai njihet ndryshe me nofkën “Kuqi” dhe është i pastrehë. Kuqin mund ta gjeni duke fjetur rrugëve herë tek Rr. Elbasanit e herë në Bllok.
Ata që e njohin thonë se ai ka punuar taksist për shumë vite në Amerikë por tanimë vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i paaftë të kryejë një vjedhje. Madje gjatë muajve të verës shumë turistë bisedonin me të dhe habiteshin se fliste anglisht rrjedhshëm.
Disa nga komentet në rrjet për Kuqin:
“Po tallen kta?! Ky eshte nga ata qe flene rrugve dhe flet percart!”
“Joo ska shonc me ndodh! Ai i shkreti seshte ne rregull nga trute jo mo te vjedhe makine. E kane marre me bo noi xhiro dhe i kane ngec fajin”
“Tallni k ju m?! Ky eshte rob zoti!”
“Po ku di Kuqi me i dhene makines m o ruca Kuqin e kane hyp ne makine per qejf dhe ka ik hajduti ne pune te vet ”
“Haha hahhaha e modhe fare kjo Kuqi rruges Elbasanit e ben hajdut makinash loti rradhes ”.