Një incident i rëndë ka ndodhur në njësinë nr 5 në KZAZ nr 35 në Vasil Shanto, ku Adriana Kalaja, është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke ndjekur procesin e numërimit të votave
Mësohet se procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak nuk ka nisur ende, ndërkohë supozohej të fillohej puna në orën 15:00. Pak më parë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u dha ultimatum KZAZ-ve që deri në orën 16:00 të kenë përfunduar numërimet e kutive të votimeve.
“Në KZAZ nr 35, u lajmërua që do të niste procesi në orën 12:00, por duket se kanë dashur më shumë kohë për të pushuar dhe më vonë për të nisur numërimin,. pas meje janë 6 tavolina ku do të numërohen votat për Këshill Bashkiak.
Deri më tani kryeson Erion Veliaj. Nga ora 3 e mëngjesit, nuk ka nisur ende numërimi i votave.
“Ishte njoftuar që numërimi do të fillonte në orën 15:00 por nuk ka nisur ende. Pak minuta më parë Kalaja u akreditua si vëzhguese, por teksa ka ngjitur shkallët nuk është ndjerë mirë. Përfaqësues të opozitës, Indrit Braimllari dhe Delina Ibrahimaj janë në njësinë nr 5”.







