Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në karnavalet në Afantou, Rodos mes të rinjve, ku kanë mbetur të plagosur dy shqiptarë. Sipas mediave greke, dy shqiptarë kanë plagosur rëndë në bark me kaçavidë ose thikë pas një konflikti një tjetër bashkatdhetar të tyrin.
Fillimisht ka pasur një sherr mes të rinjve dhe më pas një 17-vjeçar shqiptar ka plagosur bashkatdhetarin e tij, 25-vjeç, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos.
Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.