Ndërsa ditët kalojnë, edhe Bora e Donaldi nuk po mbetet pas në marrëdhënien e tyre duke e formalizuar.
Të shpeshta vijojnë të jenë aludimet në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme të moderators, por vetë ajo ka folur në lidhje për këtë gjë.
“Planet janë gjithmonë. Po kështu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka”- është shprehur Zemani.
Në një foto të publikuar së fundmi në ‘Instagram’, ka vënë në lëvizje dyshimin e ndjekësve se mund të jetë në një pritje të ëmbël.
Në foto shihet teksa Bora i vendos dorën në formë zemre te barku ku shkruan: “Na kapi nostalgjia sot… dhe kemi shumë foto të pa postuara”, shkroi ajo.
Jo të paka janë momentet kur moderatoja është përfolur për shtatzëni, një parashikuese e cila konfirmon me bindje këtë gjë në emisionin “Shqipëria Live”.
Gjatë netëve të prezantimit “DWTS” prezantuesja hodhi poshtë spekulimet për një shtatëzani të mundshme.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë… Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora.