Një efektiv i zjarrfikëses është lënduar teksa po punonte në shuarjen e flakëve. Ai është rrezuar dhe ka thyer krahun. Është dërguar me urgjencë për ndihme mjekësore në spitalin e Lezhës.
20 mjete zjarrfikëse punuan në terren gjatë natës nga disa qytete, Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore.
Situata është agravuar në orën 14:30 kur pati dhe riaktivizim të flakëve për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë. Flakët kanë qenë në një distancë gati 30 metra larg godinave hoteliere Flakët kanë rrethuar ‘Inheritor resort’.
Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit prej pasdites së 28 korrikut u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur. Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes u vu nën kontroll, nga ana veriperëndimore e qytetit. Por, shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore
Zjarrfikësit, emergjencat dhe forcat e ushtrisë janë përqendruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të hoteleve dhe banesave që ndodhen në këtë zonë. Prej orës 07:00 të mëngjesit të 30 korrikut ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter, me shpresën për të neutralizuar flakët.
Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa u evakuuan banorë dhe turistë të shumtë që po pushonin këtë zonë në kulmin e sezonit turistik. Tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit, ndërsa zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtur të Ranës së Hedhun.
Flakët dolën jashtë kontrollit mesnatën e 30 korrikut, ndërsa policia ka