Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur para një jave.
Një agjente krimesh ka kallëzuar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, se është ngacmuar seksualisht nga Shefi i Komisariatit Lezhë, Agim Hoxha.
Për rrjedhojë kjo agjenci ka nisur hetimet ndaj tij dhe ndërkohë mësohet se është pezulluar nga detyra.
Ka dyshime se Hoxha ka qenë në gjendje të dehur por kjo nuk është vërtetuar.