fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Përplasen disa automjeteve në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në trotuar

Tirana Press by Tirana Press
23/07/24 - 09:35
in Aktualitet
A A
Përplasen disa automjeteve në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në trotuar
7
VIEWS

Një përplasje e rëndë mes disa automjeteve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Porcelanit në Tiranë, më saktësisht në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mësohet se në këtë  janë përfshirë katër mjete.

Dy prej makinave kanë përfunduar me dëmtime të mëdha në dy trotuaret e rrugës. Siç mund t’i shihni në pamje, bëhet fjalë për një makinë “Opel” dhe një makinë “Audi”.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Dy mjetet e tjera, një “Caddy” dhe një “Golf” kanë marrë dëmtime më të lehta materiale. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe shkak i aksidentit dyshohet paraprakisht lëvizja e gabuar e një prej makinave.

Mësohet se makina tip “Volkswagen Caddy” ka dalë nga një lavazh dhe i ka prerë rrugën makinës “Audi”.

Shoferi i kësaj të fundit ka tentuar të devijojë përplasjen dhe është aksidentuar me dy makinat e tjera që i kishte me drejtim të kundërt, “Opel” dhe një “Golf”. Si pasojë e përplasjes dy makinat, “Audi” dhe “Opel” kanë përfunduar në dy trotuaret e rrugës me dëmtime të mëdha.

Siç duket edhe nga pamjet shërbimet e policisë kanë bërë largimin me karrotrec të mjeteve.

Fatmirësisht nuk flitet nga ana e Policisë Rrugore për dëmtime në njerëz, por ka pasur dëmtime të lehta të shoferëve dhe disa pasagjerëve.

Policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e kësaj ngjarje, e cila është e rëndë në fakt.

Bëhet fjalë për një zonë të populluar me biznese, institucione dhe rezidenca banimi. Prandaj shpesh të dyja trotuaret janë të mbushura me qytetarë dhe duke patur parasysh shkallën e përplasjes dhe lëvizjen e mjeteve drejt trotuareve pasojat mund të kishin qenë fatale.

Për shkak të dëmtimeve, të shpërndara në të gjitha anët e rrugëve, në zonë është bllokuar për disa minuta qarkullimi i mjeteve duke shkaktuar trafik. Megjithatë situata tani është stabilizuar.

Tags: AksidentTirane

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Aksidenti gjatë natës në aksin Lezhë, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet 23-vjeçari

Mashtronte institucionet arsimore. Vihet në pranga 20-vjeçari nga Devolli

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.