Një krim i rëndë brënda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku 43 vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës në periferi të Tiranës, ndërsa burime bëjnë me dije se shtetasi Roland Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.
Bashkëshorti i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë.
Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.
Policia dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.