fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Pasuria e Alda Klosit/ Hyri në administratë me apartament 47 m2 ndërsa sot 120 mijë € ende pa ‘pronar’

Tirana Press by Tirana Press
04/02/23 - 11:10
in Kronikë
A A
Pasuria e Alda Klosit/ Hyri në administratë me apartament 47 m2 ndërsa sot 120 mijë € ende pa ‘pronar’
9
VIEWS

Të tjera detaje të skandalit të vjedhjes së 120 mijë euro në banesën e ish-zyrtares Alsa Klosi kanë dalë në dritë. Janë zbardhur deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

Atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet “Toyota Yaris” i vlerësuar 180 mijë lekë dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Ndërsa i bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mijë lekë të tjera i kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhë, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.
Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Kurse në vitin e fundit 2022 Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi. Megjithëse thotë se shuma e vjedhur është për kurimin e xhaxhait, ajo kishte si detyrim ligjor ta raportonte si gjendje cash në shtëpi.

Tags: Alda KlosiPasuria

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Debat mes Luizit dhe Dea Mishel : Ti nuk ke asgjë, ti je vetëm për të larë rroba

Debat mes Luizit dhe Dea Mishel : Ti nuk ke asgjë, ti je vetëm për të larë rroba

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.