Një indeks i ri global ka zbuluar renditjen e pasaportave më të mira në vitin 2023. Nga 199 kombe të ndryshme, Shqipëria renditet në vendin e 91 e ndersa Kosova është renditur në vendin e 175-të.
Në vendin e parë të renditjes janë Emiratet e Bashkuara Arabe, në vend të dytë renditet Luksemburgu i cili u konsiderua si vendi me pasaportën më të fuqishme në dy vitet e fundit. E ndërsa në vend të tretë renditet Zvicra.
Për shkak të privilegjit pa viza, raportohet se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zënë vendin e parë nga 199 kombet që janë në listë.
Për arsye se ka privilegje udhëtimi pa viza në shumicën e vendeve (181 në total) pasaporta e Emirateve të Bahkuara është ngjitur në listë.
Këta faktorë kryesorë e bëjnë Emiratet një vend tërheqës për qytetarët aspirues globalë.
Ndiqni listën me 10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023: