Fill pas shoqërimit në polici të shoferit të kazinosë, Rodi Barçi, është thirrur për tu marrë në pyetje dhe shoqja e Xhoit, Emili M. pasi konsiderohet si personi që ka dijeni për ngjarjen.
E reja, sipas burimeve thuhet se ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa i përket dyshimeve që ka për dhunën barbare duke i marr jetën 22 vjeçares keniane.
Emili ka pohuar se Xhoi i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin.
Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifikë.
Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022. Hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se nuk është plotësisht e besueshme për grupin hetimor.
Ndërkohë priten shoqërime të tjera.