Bashkia e Librazhdit ka shpallur qytetar nderi Baba Mondin, në 65-vjetorin e lindjes së tij. Ky ‘vlerësim’ dhe dhuratë ka ardhur për baba Mondin, pasi emri i tij doli në përgjimet e SKY-t, platformës që përdornin eksponentët e krimit për të folur me njëri-tjetrin.
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha i dorëzoi Baba Mondit, titullin Qytetar Nderi i Librazhdit.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj del nëë komunikimet SKY, si një person i cili ka përdorur gangsterët, eksponentët kriminalë, që të bëjnë presione në marrjen e disa pronave.
Sipas disa mediave Baba Mondi ka dalë në 42 komunikime të SKY-t ku eksponentë të krimit thonë se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodë