I ftuar në emisionin “S’e kam me ty”, futbollisti i njohur Endri Çekiçi u ngacmua edhe për thashethemet e tij të fundit për romancën me Megi Pojanin.
Futbollisti u shpreh se statusi i tij për momentin ishte “i komplikuar” dhe me fjalë të tjera, nuk është aq e lehtë sa duket, por i pyetur nëse ia dedikoi golin e tij “mamit me M”, Endri tha po. Sepse emri i nënës së saj në fakt fillon me këtë shkronjë.
Pavarisht ‘provave’ të shumta dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen e tyre.
Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi kanë disa muaj që përfliten për një romancë së baashku, ama asnjëra prej palëve nuk ka ‘pranuar’ gjë deri më tani.