Pas rrëfimit të sotëm të Nita Latifit në shtëpinë e “Big Brother”, ku këngëtarja rrëfeu betejën e saj me tumorin e gjirit dhe shqetësimet që kishte e gjendjen e saj teksa ndodhej në program, i është hapur rruga një debati që ka pasur për protagonistë vetë artisten, “aleaten” e saj brenda shtëpisë Diolën dhe Luizin. Kështu, vajzat kanë “akuzuar” Luizin për ofendim, më specifikisht Nita i ka thënë se arsyeja përse “është sjellë rreth pishinës” siç ai tha nê Prime ka qenë pritja në ankth për rezultatet e analizave, ndërsa Diola, duke mbështetur këngëtaren, i ka rikujtuar fjalinë “ajo merr frymë kot” Ejllit, duke përfshirë edhe fëmijë e saj në debat.
Luizi sigurisht i ka kërkuar ndjesë Nitës nëse e ka bërë të ndiheq keq, sepse nuk e dinte gjendjen e saj, megjithatë ka insistuar se fjalët e tij kanë qenë për kontributin e saj në lojë dhe asgjë tjetër dhe i qëndron atyre fjalëve. Nga ana tjetër, ai është treguar më i ashpër me Diolën duke i thënë se e ka përdorur si historinë e Nitës ashtu edhe të sajën për t’u viktimizuar, ndërsa nuk ka hezituar të përdorë kundrejt saj “kërcënimin” e tij: Do të shkatërroj!
E çuditshmja e gjjthë kësaj situate është se edhe Olta, që rrallë i përputhen mendimet me Luizin, madje asnjëherë, po ashtu i ka thënë Diolës se është viktimizuar, duke u shprehur se gjithë debatet e këtyre ditëve, deri në daljen e lotëve, i ka përdorur për lojë.