fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Paradoks/ Papunësia me numër rekord në Lezhë dhe Durrës, disponojnë më shumë iPhone dhe iPad

Tirana Press by Tirana Press
11/01/23 - 12:37 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Ekonomi
A A
Paradoks/ Papunësia me numër rekord në Lezhë dhe Durrës, disponojnë më shumë iPhone dhe iPad
5
VIEWS

Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit.

Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iPhone dhe iPad.

Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës).

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Papunësia në rang kombëtar ishte rreth 12 % në vitin 2021, por në qarkun e Lezhës ky tregues ishte mbi 22%.

Pas Lezhës numrin më të lartë të te “smart phonëve” dhe ipadeve në raport ne popullsinë i ka qarku i Durrësit.

Të dhënat tregojnë 83.5 % e popullsisë së qarkut Durrës kishte telefon të zgjuar me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2019 ku vetëm 62% e popullsisë së qarkut i dispononte këto pajisje. Në vitin 2021 papunësia në qarkun e Durrësit ishte më shumë se 17%, gati 5pikë % mbi mesataren kombëtare.

Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019.

Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.

Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit.

Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iPhone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara.

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
Njihuni me 3 shenjat më qaramane në horoskop. Po ju ku e gjeni veten?

Njihuni me 3 shenjat më qaramane në horoskop. Po ju ku e gjeni veten?

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.