fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Pali dhe mikrokreditë e shpirtit të pangopur!

Tirana Press by Tirana Press
03/07/24 - 11:27
in Aktualitet
A A
Pali dhe mikrokreditë e shpirtit të pangopur!
5
VIEWS

Nga Akil Pano

Sistemi i mikrokredive, rishfaqja e fajdexhinjve që skllavërojnë familjet e pamundura.

Në vend që të ndërtonim Shqipërinë që mbështet të rinjtë dhe i vjen në ndihmë të pamundurit, krijuam shtetin që përzë qytetarët e vet jasht kufijve. Ndërsa ata që kanë mbetur këtu, sigurohemi t’i nxijmë jetën dhe ‘marrim shpirtin’ prej mekanizmave tashmë të njohur.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së z. Pal Trashaj 63 vjeç, viktimë e skemave të mashtrimit financiar, duhet të çojë në rishqyrtimin e ligjit për mikrokreditë dhe hetim të rastit konkret.

Pali kishte marrë kredi 760 mijë lekë të vjetra dhe detyrohej të paguante 4.8 milion lekë dhe deri sa të shlyente detyrimin i ishte bllokuar shtëpia dhe çdo gjë.

Ky rast është një kambanë alarmi për keqfunksionimin e sistemit financiar të kredive. Sa familje aktualisht në Shqipëri janë në pozita pengmarrje nga të ashtuquajturat banka dhe fondacione financiare? Sa kryefamiljarë ndodhen në gjendje të pashpresë për të shlyer detyrimin financiar të shumëfishuar prej këtyre skemave?

A nuk duhet të kishte ndërhyrë shteti deri tani? A mund të nisë një studim i shpejtë i situatës në vend dhe a mundet shteti, duke shqyrtuar rast pas rasti të konsiderojë idenë e një amnistie (falje të borxhit) për personat dhe familjet që përgjatë viteve e kanë paguar detyrimin financiar plus interesin, por për shkak se nuk është paguar në kohën e përcaktuar në marrëveshjen e kredisë, shuma në vijim është rritur e rritur?

Gjithashtu shteti duhet të ndërhyjë për të mbështetur familjet që pasi kanë marrë kredi financiare, një tragjedi ka ndodhur në familje, ose aktualisht janë në kushte papërputhshmërie nga koha kur morën kredinë dhe e kanë krejtësisht të pamundur shlyerjen e detyrimit!

Nëse shteti çdo vit shqyrton faljen e viteve të dënimit për personat që kanë kryer shkelje penale dhe ndodhen në burg, sigurisht që mund të shqyrtojë konceptin e amnistisë (faljes së borxhit financiar) kur kushtet financiare janë sikur i kam përshkruar më lart?

Zoti e ndalon rreptësisht fajden në Shkrimin e Shenjtë në mes të popullit të tij: “Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t’i imponosh asnjë kamatë“. Eksodi 22:25.

Është përgjegjësi primare e ligjvënësve, shtetit dhe gjithë shoqërisë, të ndërtojë kulturën e drejtësisë dhe dhembshurisë; drejtësisë sociale dhe solidaritetit; mëshirës, bujarisë dhe faljes.

Tags: ërcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së z. Pal Trashaj 63 vjeçviktimë e skemave të mashtrimit financiar

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Fatos Kongoli për Kadarenë: Shkrimtar me përmasa botërore, i pavdekshëm

Fatos Kongoli për Kadarenë: Shkrimtar me përmasa botërore, i pavdekshëm

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.