fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Paga minimale 40.000 lekë, ekspertët: Rëndon biznesin privat dhe nxit informalitetin

Tirana Press by Tirana Press
15/02/23 - 02:50
in Ekonomi
A A
Paga minimale 40.000 lekë, ekspertët: Rëndon biznesin privat dhe nxit informalitetin
7
VIEWS

“Brenda pak javësh, paga minimale do të rritet në 40 000 lekë, ndërsa në dy vitet e ardhshme paga do të arrijë deri në 45 000 lekë”, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Rreth 200 000 të punësuar me pagë minimale në vend mund të marrin më shumë së afërmi. Por, rritja e pagës minimale si një masë antikrizë ka dy efekte të drejtpërdrejta. Nga njëra anë qëndron punëmarrësi, të ardhurat e të cilit rriten disi, por nga tjetra biznesi dhe të vetëpunësuarit duhet të sakrifikojnë më shumë nga fitimet e tyre.

Nëse aktualisht për një të punësuar me pagë 34 000 lekë, punëdhënësi paguan 5 678 lekë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, detyrimet rriten në 6 680 lekë nëse paga minimale bëhet 40 000 lekë. Për një kompani me 10 të punësuar, vetëm shpenzimet shtesë për kontributet do të rriteshin me 120 000 lekë në vit, ndërsa së bashku me rritjen e pagës efekti do të ishte 840 000 lekë.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Flobens Dilaveri, ekspert për ekonominë, shprehet se: “Padyshim që është rritje e fortë. Deri dje mendohej se do të ishte më e butë dhe jo kaq sa u anonçua. Biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit i gjen të papërgatitur. Do krijojë një amulli më shumë”.

Për ekspertët, rritja e pagës minimale pritet të ndikojë negativisht edhe te informaliteti: “Bizneset do të ulin deklarimet ose do të heqin punonjësit. Gjasat më të mëdha janë që të mos deklarojnë të gjithë pagën e punëmarrësit”.

Paga minimale në vend është rritur me 6 herë në dekadën e  fundit. Vitin e shkuar, për shkak të shtrenjtimit të jetesës, qeveria u detyrua ta rrisë me dy herë atë.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i dytë pas Kosovës me pagën më të ulët në rajon. Mali i Zi është shteti me pagën minimale më të lartë në Ballkanin Perëndimor me 533 euro, ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Tags: Paga minimale

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
“Dhuratën për Shën Valentin do ia jap jashtë”, por Kiara surprizoi me këtë detaj Luizin

"Dhuratën për Shën Valentin do ia jap jashtë", por Kiara surprizoi me këtë detaj Luizin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.