fbpx
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Nxirnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet e nevojshme, arrestohet pronari gurores, një tjetër në kërkim

Tirana Press by Tirana Press
18/01/23 - 03:24 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Aktualitet
A A
Nxirnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet e nevojshme, arrestohet pronari gurores, një tjetër në kërkim
4
VIEWS

Në prangat e policisë ka rënë 52- vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur në kërkim 55 vjeçari Ibrahim Lami, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.

Autorët ushtronin aktivitet pa dokumentet e nevojshme, për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve në gurore.

Nga kontrollet policore në gurore, nuk ka qenë i pranishëm, Ibrahim Lami, aministratori e për pasojë është shpallur në kërkim.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Për dy shtetasin rëndojë akuzat e shkatërrimit të tokës dhe ndotjes së mjedisit.

NJOFTMI POLICISE:

Operacioni policor i koduar “Mjedisi”, vijon.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.”, njofton policia.

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Dialogu kosovë-serbi, Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç në Davos

Dialogu kosovë-serbi, Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç në Davos

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.