fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Nuk hëngri as bukë”, nëna e Sibelës rrëfen momentet e fundit të së bijës

Tirana Press by Tirana Press
13/02/24 - 01:48
in Kronikë
A A
“Nuk hëngri as bukë”, nëna e Sibelës rrëfen momentet e fundit të së bijës
14
VIEWS

Nëna e 27-vjeçares, Sibela Abedini, ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit të jetës së të bijës. Ajo ka treguar se 27-vjeçarja para se të dilte në tarracë nga ku dyshohet se është vetëhedhur, kishte vendosur në gjumë të bijën, 2 vjeç, dhe më pas kishte dalë të konsumonte një cigare.  Në momentin që familjarët vunë re mungesën e Sibelës, ishte vëllai i saj ai i cili  kishte vështruar në dritare dhe kishte parë të motrën poshtë në rrugë të gjakosur, duke menduar se ndonjë automjet e kishte përplasur. Menjëherë ata e dërguan në spital, aty ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. E ëma ka treguar se në momentet e fundit të jetës, Sibela i ka lënë amanet të vëllait vajzën e saj dhe pasi i shtrëngoi dorën ndërroi jetë.

 “Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.  E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali.

Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Erdhi çuni ku është Sibela, kur e nxjerr djali kokën te penxherja vetëm ka bërtit mami e ka shkelur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i shtrëngoi dorën të vëllait dhe i tha amanet Ambrën dhe ka dhënë shpirt”, tha e ëma.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

27-vjeçarja Sibela Abedini, nënë e një vogëlusheje vetëm 2 vjeç, u hodh nga kati i katërt i një pallati në zonën e Kamzës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjetet sociale një foto intime me të renë nga dhoma e hotelit ku dhe kishin qëndruar bashkë. Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin nga Kosova. Të afërm të 27-vjeçares deklaruan për mediat se ajo shkonte punonte si pastruese te banesa e Çokut, aty ku dhe u njoh me këtë të fundit. Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje, ndërsa dje, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Tags: . vetevrasjearrestcokusibela abedini

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Rama e thotë hapur: Tony Blair është arsyeja pse u bëra kryeministër

Rama e thotë hapur: Tony Blair është arsyeja pse u bëra kryeministër

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.