Një punonjës ndërtimi në qytetin e Elbasanit me inicialet A.B, duke punuar është dëmtuar në duar, ndërkaq është arrestuar administratori i firmës, 47-vjeçari me inicialet Sh.Ll.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.