Projekti më i ri i kompanisë Colossal do të jetë ringjallja e Mamuthit të Leshtë ose më konkretisht një elefanti i cili është rezistent ndaj të ftohtit me të gjitha tiparet kryesore biologjike të Mamuthit të Leshtë.
Ai do të ecë si një mamuth i leshtë, do të duket si i tillë, do të tingëllojë si një, por më e rëndësishmja do të jetë në gjendje të banojë në të njëjtin ekosistem të braktisur kohë më parë nga zhdukja e tij.
Mamuthi është përshkrua përgjat viteve si një krijesë e leshtë. Ai ka qënë një gjitar barngrënës rezistent ndaj të ftohtit. Do të thotë se është një krijesë me gjak të ngrohtë që mund të mbijetojë në temperatura të ngrira.
Ishte i madh dhe i ngadalshëm, me veshë të shkurtër kompakt për të parandaluar humbjen e nxehtësisë, i izoluar nga dy shtresa leshi të trashë për të mbajtur gjakun të ngrohtë, së bashku duke qëndruar mjaft aktiv dhe në përputhje me aktivitetet e tij të migrimit dhe kërkimit të ushqimit.
Shkencëtarët thonë se rikthimi i mamuthit në një formë paksa të ndryshme mund të ndihmojë në rivendosjen e ekosistemit të Arktikut , në luftimin e krizës klimatike dhe në ruajtjen e elefantit aziatik të rrezikuar, me të cilin mamuthi i leshtë është më i afërt.
Megjithatë,vazhdon të jetë një plan i guximshëm i mbushur me çështje etike.