fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Një histori krejt ndryshe, rrëfehet bashkëshortja e Elvis Pupës 

Tirana Press by Tirana Press
03/06/23 - 09:44
in Showbiz
A A
Një histori krejt ndryshe, rrëfehet bashkëshortja e Elvis Pupës 
11
VIEWS

Aktori i humorit Elvis Pupa pa dyshim është një nga figurat më të spikatura të ekranit. Përherë i dashur për publikun, aktori ka ditur se si ti rrëmbejë zemrat e tyre. 

Sa i përket jetës private Elvisi ka qënë mjaft i rezervuar përtej ndodhive të shkurtra nga jeta bashkëshortore me vajzën shkodrane që mban emrin Belina, Si rrallë herë me një elegancë dhe thjeshtësi që e karakterizon, Belina ka rrëfyer jetën e saj, duke treguar dhe njohjen me aktorin e humorit. 

E ftuar në një studio televizive Belina ka treguar se si nisi dashuria 14 vjeçare me aktorin e humorit Elvis Pupa që së fundmi e pamë si konkurent në Big Brother Vip Albania. E pyetur nga moderatorja e programit se si është njohur me Elvisin, ajo rrëfen: 

Lexo mëShumë

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

“Visin e kam takuar komplet rastësisht në një moment që as e kam menduar. Hera e parë që vija në Shqipëri mbas 10 viteve në Amerikë. Isha në Velipojë. 

Belina Pupa: 24. 25 jemi fejuar me Visin. 24 kam qenë kur jemi takuar për herë të parë. Kemi kaluar një ditë të gjithën bashkë. Hëngrëm drekë. Kemi shkuar në darkë në një club, pastaj nuk kishte as numër telefoni, asgjë. 

Moderatorja: U puthët atë ditë? 

Belina Pupa: Jo, fare. Thjesht e shikoja që po më jepte shumë muhabet, po thoja: Ok, qenka shumë djali i mirë dhe unë po i jap muhabet. Se ne të huajt kështu vdesim të flasim. Se dimë ku jemi në mes. Jemi të huaj, jemi shqiptarë a çfarë jemi. (qesh) 

Moderatorja: E dije që ishte Vis Pupa i “Portokallisë” apo jo?! 

Belina Pupa: Po, e dija se e kisha parë. E kisha shumë qejf. E thashë, mbesa ime ka mësuar shqip me Visin, me rolin e Avdiut. Unë ika në Amerikë. Ai ishte në Shqipëri. 

Moderatorja: Si e gjeti numrin e telefonit? 

Belina Pupa: Në atë kohë sa kishte filluar Facebook. S`ka qenë Instagrami. Më kishte dërguar një mesazh: “Jam Visi. Të lutem ma jep numrin e telefonit, sepse jam në Neë York edhe të bëjmë pak thashetheme”. Edhe Visi tip thashethemesh…! (qesh) Visi vetëm për thashetheme nuk është. Po kishte hallin të merrte numrin. Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste. Ndërsa ai më la mua të prisja katër orë gjoja duke bërë si i rëndësishëm që s`po e marr direkt në telefon. Dhe kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur. 

Moderatorja: U takuat në Neë York? 

Belina Pupa: Jo nuk u takuam atëherë. Thjesht shkëmbyem numrat. Ai u kthye në Shqipëri. 

Moderatorja: Po pse nuk u takuat? Nuk ishe në Neë York? 

Belina Pupa: Isha në Detroit. Ishte kohë Christmas. Ai ishte me koncerte. Më ftoi të shkoja në Neë York dhe e ftova dhe unë të vinte në Detroit, por bëmë kështu sikur: Jo, se do takohemi ndonjëherë tjetër. 

Moderatorja: Cicmicet e fillimit. Po janë të bukura këto. Është fazë e bukur. 

Belina Pupa: Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s`ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja. Unë e mendoj martesën si partnership, që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë. “You share your life together”. 

Moderatorja: Jo të gjithë ia dalin të jenë shokë me ata që duan dhe dashurojnë. 

Belina Pupa: Sepse nuk arrijnë të lëshojnë frikërat e veta, që t`i besojnë njëri-tjetrit dhe mos t`ia përdorin në keqësi fjalët apo dobësitë. A je i zoti që dobësitë partnerit t`ia bësh të vogla? 

Moderatorja: Shumë e vërtetë! 

Belina Pupa: Jo ta mundosh të thuash: Se ti kështu ke bërë. Ne kemi këtë që e përmendim. Ne kemi një ligj. Nëse e kemi diskutuar një gjë, i kemi vënë kapak. Nuk hapet më ai diskutim. 

Moderatorja: Është një personazh në Amerikë shumë i famshëm duhet ta njohësh, bën dhe podcaste. Nuk është partner i mirë ai që të thotë fjalë të bukura apo ai që ti po bën vetëm pushime, apo po martohet me ty. Partner i mirë është ai që të bën ty të duash veten më së pari. 

Belina Pupa: Edhe Visin prandaj vazhdoj ta dua dhe ta vlerësoj dhe të flas me të. Jo thjesht sepse është partneri dhe burri im, por e kam tamam shok. Qëkur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë. E lirë në kuptimin që të rritem në profesion, t`i bëj gjërat vetë, sa më e lirë. 

Moderatorja: Sa djalë i mirë dhe artist Visi. Fati yt. E ke merituar! 

Belina Pupa: Faleminderit! Mendoj se çdo grua e meriton një mashkull si Visi. Thjesht është çështje fati. 

Moderatorja: Kur të takova më the: Kur takova Visin mësova dhe të bëj qejf në jetë. 

Belina Pupa: Po, sepse edhe jeta e tij si artist, udhëtime të shumta, koncerte… Më ka hapur sytë për një realitet tjetër që ndoshta bota ime ka qenë shtëpi-shkollë-punë. 

Moderatorja: Pak më robotike, siç është Amerika në fakt. 

Belina Pupa: Po, është shumë e vërtetë. Po fakti që unë edhe kam ardhur kam jetuar mbas disa viteve këtu në Tiranë. 

Moderatorja: Jetove 2 vjet më duket. 

Belina Pupa: Dy vjet e gjysmë, gati 3 me sa mbaj mend. Visi më tha atëherë kur erdhëm në Tiranë: Ti do t`i bësh gjërat vetë. Me makinë vetë. Kur fillova punë këtu në Tiranë, që isha pedagoge tek Universiteti i Drejtësisë, duhet të shkosh vetë, të njihesh vetë me njerëzit, më tha. Kjo mua më ka bërë ta kuptoj më shumë mentalitetin shqiptar. Kur më pyesin “Si ishte eksperienca jote në Tiranë?”

U them: Të më japësh 2 milionë dollarë dhe të më thuash, ja ku i ke lekë apo i do eksperiencë, dua eksperiencën. Më ka bërë të kuptoj mentalitetin shqiptar. 
Moderatorja: Çfarë kuptove? 

Belina Pupa: Më pëlqen fakti që në kulturën tonë, ana sociale e jona, mjedisi ynë social ndoshta na e vështirëson jetën shumë. Disa njerëz mund ta kenë të vështirë, por ajo që dashuroj në vendin tonë – nuk dua të fokusohem tek gjërat që nuk shkojnë – por ajo që kam qejf është se s`ka rëndësi sa i vështirë është mjedisi, ka njerëz që lulëzojnë gjithmonë.

Ka njerëz që nuk e humbin karakterin e vet, pavarësisht se nuk e kanë anën financiare apo ekonomike. Ka njerëz që janë të drejtë pavarësisht se luftojnë çdo ditë me fatin e vet, luftojnë çdo ditë me punën e vet, luftojnë çdo ditë dhe nuk e humbin identitetin. Unë këtë duartrokas në Shqipëri. 

Moderatorja: Po më thua që askush nuk ka pse ta mbulojë veten pas mjedisit dhe nuk është produkt vetëm rrethanash. Pra njerëzit kanë në dorë të mos jenë vetëm produkt rrethanash. Mund ta çajnë realitetin në të cilin jetojnë dhe ta ruajnë veten. 

Tags: Belina PupaElvis Pupa

Artikuj të Ndërlidhur

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…
Showbiz

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

18/08/24 - 09:35
2
Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit
Showbiz

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

18/08/24 - 09:21
4
Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista
Showbiz

Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista

03/08/24 - 09:41
14
“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin
Showbiz

“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

02/08/24 - 10:56
13
Next Post
Shtirej si “Agjente postare private”, bie në prangat e policisë së Korçës 46-vjeçarja

Shtirej si “Agjente postare private”, bie në prangat e policisë së Korçës 46-vjeçarja

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.