Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore.
Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Swan, në periferi të Perth të Fremantle, të shtunën.
Besohet se vajza, nga Perth, ishte me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.
Një ndër oficerët e ngjarjes e përshkroi incidentin si “shumë, shumë traumatik” dhe familja e vajzës ishte “absolutisht e shkatërruar nga lajmi”.
Njerëzve u është kërkuar të bëjnë “kujdes” dhe të respektojnë çdo mbyllje të plazhit.
Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit.
Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore.