Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen në Kavajë për të cilin u arrestua nënkomisari Kastriot Gjongecaj.
Sipas informacioneve, sherri ka nisur fillimisht të mërkurën mes Denis Gjongecajt dhe 29 vjecarit Kiti Kazazi për shkak te një parakalimi me makinë. Denis Gjongecaj, djali i policit është konfliktuar verbalisht me 29-vjeçarin dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin për disa manovra të gabuara me makinë dhe janë larguar.
Por këtë të enjte Denis Gjongecaj ka qenë bashkë me babanë e tij polic Kastriot Gjongecaj në Kavajë, ku kanë hasur Kiti Kazazin i cili pretendon se polici dhe djali i tij i kanë shkuar pranë. Të 3 personat kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar sërish.
AMP dyshon se ka qenë djali i policit ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së Kiti Kazazit i cili fatmirësisht nuk është lënduar. Nga hetimet rezulton se janë shkrepur 3 plumba, ku një plumb ka kapur pjesën e makinës. AMP ka arrestuar Kastritot Gjongecaj efektivin e policisë, por ai para hetuesve ka mohuar duke thënë se nuk ka qëlluar me armë dhe se nuk kanë dashur të vrasin 29-vjecarin.