Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin e Tepelenës mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet F.N., dhe më pas është vetëplagosur.
Burrë e grua janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen detaje nga krimi në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.







