Një sherr me thika ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.
Tre të miturit Xhejson Plepi, 17 vjeç; Ersid Tula, 16 vjeç; Kledis Hoxha, 16 vjeç janë konfliktuar me thika dhe kanë mbetur të plagosur duke u transportuar menjëherë për në spital.
Mësohet gjithashtu se njëri prej djemve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta sipas bluzave të bardha.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje dhe dy të plagosurit. Në kërkim nga policia është shpallur autori i dyshuar Aldo Hasani.