Uniformat blu dhe Prokuroria Elbasan kanë zbardhur të tjera detaje nga ekspertiza e dronit të një prej spiunëve që hyjnë fshehurazi uzinën e Gramshit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se nga verifikimet e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.
Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës së një tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.