fbpx
E diel, 1 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ndodh në burrel/ Drejtori dhunoi punëtorin pse iku te pijë ujë, shantazhon dëshmitarët

Tirana Press by Tirana Press
02/02/24 - 03:22
in Aktualitet
A A
Ndodh në burrel/ Drejtori dhunoi punëtorin pse iku te pijë ujë, shantazhon dëshmitarët
8
VIEWS

Një ngjarje e pazakonte është regjistruar në Uzinën e Ferrokromit Burrel, e cila tashmë administrohet nga kompania turke “Yildirim”. Drejtori i kësaj uzine, Ervin Isaj është dënuar nga Gjykata e Matit pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit Hamit Metra. Ky i fundit e ka paditur drejtorin për dhunë pasi e ka kapur për fyti vetëm pse kishte shkuar të pijë ujë.

Hamiti shprehet për mediat se për këtë i është drejtuar gjykatës së Matit në vitin 2022 dhe Gjykata ka vendosur në favor të tij duke e dënuar drejtorin nën akuzën e “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Metra shprehet se çështja vazhdon në apel, ndërsa shton se ndaj drejtorit nuk është marrë asnjë masë disiplinore nga kompania.

Ndërkohë, Drejtori Ervin Isaj shantazhon edhe punonjësit e tjerë të cilët dolën dëshmitar ndaj dhunës së ushtruar ndaj Metrës. Albert Patushi denoncon se nga Drejtori Isaj, po ushtrohet presion në forma të ndryshme ndaj 9 punonjësve të tjerë të cilët mbrojtën kolegun e tyre në gjykatë.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Patushi kërkon që ndaj Isajt të merren masa nga kompania, dhe të reagojnë sindikatat ku aderojnë punëtorët e Uzinës së Ferrokromit në Komsi. Nga ana tjetër, punonjësit e Uzinës thonë se nuk do të ndalen deri sa të marrin të drejtat e tyre dhe drejtori të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera në kundërshtim me Kodin e Punës.

Vendimi i Gjykatës:

Gjykata mban parasysh qëndrimin e tij të thellë pendues dhe dëshirën e tij për të normalizuar marrëdhënien me viktimën akuzuese, faljen që ai i kërkoi trupit gjykues dhe faktin që ai shprehu gatishmërinë e tij që këtë falje ta bënte edhe përpara kolektivit apo familjarëve të viktimës dhe deri dhe në median lokale me qëllim pajtimin midis palëve, por që nuk u pranua nga viktima akuzuese.

Për këto arsye, Gjykata, bazuar në nenet 59-60, 390 të Kodit të Procedurës Penale, në nenet 1/c, 47-50, 34, 90/1, të Kodit Penal, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Isaj, për kryerjen e veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar në neni 90/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 50000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Tags: arrestburrel.dhunedrejtor

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Zjarr në një pallat në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja

Zjarr në një pallat në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.