Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm por temperatura të pazakonte për periudhën. Kështu është shprehur meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e fundit të motit.
Ai tha se në zonat malore do ketë flokë bore, në zonat qendrore reshje shiu dhe në ultësirën perëndimore diell dhe temperatura të larta. Sipas tij termometri do shënojë deri në 23 gradë, por kjo nuk është e zakonshme për stinën që jemi.
E shtuna do të jetë në ndikimin e vranësirave më të shpeshta të fokusuara në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Shfaqja e flokëve të borës do të jetë vetëm në zonat malore. Dita e diel do të sjellë dominim të motit të qëndrueshëm, orë të gjata me diell dhe rritje të temperaturave të ajrit. Do të kemi temperatura deri në 23 gardë celcius, që nuk janë normale për periudhën ku jemi. Fundjava në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, intervaleve me diell dhe temperatura të larta.
Ai tha se pranvera do jetë me vranësira dhe reshje, shoqëruar edhe me ulje temperaturash.
Në orët e para të ditës së hënë do të kemi mot të qëndrueshëm por pasdite do të kemi prani të vranësirave dhe reshje. Dita e martë gjithashtu ka sinjale të ketë prezente reshjet e shiut dhe vranësirat. Reshjet e shiut do të sjellin edhe ulje të temperaturave.