Në shoqërinë shqiptare vitet e fundit shihet një interes më i shtuar drejt leximit të librave jo vetëm letërsisë së huaj, por edhe asaj shqiptare.
Vihet re një shtim numri i autorëve si dhe botimeve të reja kryesisht romane, poezi, rrëfime personale.
Shtëpia botese shqiptare, ‘Dudaj’ ka rradhitur 12 librat më të shitur në vend. Nga llojet e dhe interesin drejt rrymave letrare, poezisë psikologjisë, inteligjencës emocionale.
Libri i parë:
- “101 POEZI DASHURIE”

Libri është botuar në vitin 2011 me përkthim të atorit Ardian Klosi nën gjininë e këngëve, baldave, soneteve e këngëve.
Një përzgjedhje e poezive të dashurisë së Bertolt Brechtit. Ky libër përfshin shumicën e soneteve, këngëve, baladave dhe poezive të tjera të shkrimtarit me temën e dashurisë. Veçanërisht sonetet u kushtohen grave të ndryshme të cilat e kanë shoqëruar Brechtin në jetën e tij të trazuar: prej dashurisë së parë Marie Rose Aman, te shkrimtarja Elisabeth Hauptmann ose Margarete Steffin e deri te poezia e fundit Si ka qenë, të cilën ia kushtoi më 1956 pas gjasave së shoqes Helene Ëeigel.
Libri i dytë:
- “TË LIRË”

Autorja Lea Ypi sjell pranë lexuesit librin “Të lirë”, nga kujtimet e fëmijësirë së një kohë të errët të Shqipërisë, atë të diktaturës enveriste.
“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m’u duk më i gjatë se ç’e prisja”.
“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht, ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t’i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie – si shumë pak të tjerë – të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë – një libër vërtet magjepsës”. – Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë”
Libri i tretë:
- “SEKRETI”

Autorja Rhonda Byrne, në botimin e vitit 2010, ende vijon në të mbetet ndër librat më të pëlqyr nga shoqëria shqptare.
Ndër shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Ky Sekret shekullor është kuptuar nga disa prej njerëzve më të mirënjohur në histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkë me disa shpikës të tjerë, teologë, shkencëtarë, dhe mendimtarë të mëdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botës.
Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.
Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.
Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.
Libri i katër:
- “Teodor Keko”

Mjeshti i penës së poezisë Teodor Keko, ka lënë pas gjurmë që kanë shënjuar ndër vite. Një botim i vitit 2013, gjininë e poezisë, ky libër mbetet ende busulla e dashurisë.
Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.
Nga dashuria ditët e gjata,
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije.
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.
Libri i pestë:
- “NESËR E PËRGJITHMONË”

Këngëtari Ermal Meta edhe pse jeton në trojet fshinje, Itali, gjithmonë që ka ditur të bëjë krenare Shqipërinë me zërin brilant dhe këngë potente.
Këtë herë e shohi në rrymën letrare, atë të librit me romanin “Nesër e përgjithmonë”.
Sa mund të durojë vallë njeriu para se të thyhet apo të dorëzohet?
Cila është njësia matëse e dhembjes?
Në sa kafshime merimange mund të përkthehet?
Dimër 1943: në Europën e tronditur thellë nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria i vë gjoksin e paepur pushtimit gjerman.
Në fshatin e vogël Rragam, në veri të vendit, Kajani sheh botën të ndryshojë përmes syve kureshtarë të një fëmije shtatë vjeç. Prindërit i ka partizanë, maleve duke luftuar kundër nazistëve, ndaj dhe në krah ka vetëm fort të shtrenjtin gjysh Betimin dhe Korneliusin, një
personazh me të shkuar misterioze që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e Kajanit.
Me përfundimin e luftës, jeta e personazhit kryesor duket se rrëshqet në shina të sigurta dhe premton rendjen drejt një të ardhmeje rrëzëlluese, por në Shqipërinë e sunduar nga diktatura komuniste dhe në Europën e ndarë në dysh nga lufta e ftohtë, asgjë nuk është si duket. Pas çdo qosheje fshihen hije dhe rreziqe që do ta shtyjnë fatin e Kajanit drejt trajektoreve të paparashikueshme.
Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.
Nesër e përgjithmonë është sprova e tij e parë letrare.