fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Misteri pas vdekjes së Eglantin Progës/ Të hënën protestë, detaje rreth ngjarsjes

Tirana Press by Tirana Press
14/08/24 - 09:07
in Kronikë
A A
Misteri pas vdekjes së Eglantin Progës/ Të hënën protestë, detaje rreth ngjarsjes
19
VIEWS

Të hënën me datë 19 gusht do të zhillohet një marshim proteste për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 42 vjeçarit, Eglantin Popa në Pogradec. Marshimi nën moton “Kundër gangove me pushtet” do të nisë në orën 19:30 dhe marshimi do jetë nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

Vdekja e 42 vjeçarit është ende e mbulur me mister, ku dyshohet se ai është vrarë por ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë. Ditën e djeshme gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe. Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

Çfarë ndodhi”

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.

Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte ulur Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar. Në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale. Dëmtimet e shkaktuara nga dhuna kanë qenë serioze dhe megjithëse u dërgua në spital Egli Proga nuk mundi dot të mbijetojë.

Çfarë thanë dëshmitarët

Ngjarja u regjistrua në sy të shumë dëshmitarëve të cilët heshtën përpara autoriteteve ndërsa 3 prej tyre u vunë në pranga për moskallëzim krimi. Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, jo vetëm nuk kallëzuan krimin, por akuzohen se penguan edhe zbardhjen e së vërtetës, ndërsa sot u lanë të lirë nga Gjykata e Korçëë.

Dëshmitarët e tjerë kanë treguar për Top Channel se  ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Akuzat e forta të familjarëve

Jonida, e motra e të ndjerit ka hedhur akuza të forta që prej ditës së djeshme për autoritetet. Ajo thotë se vetë autoritetet janë munduar të fshinin ngjarjen duke e raportuar si aksidentale. Sipas saj, Policia e Shtetit veproi me vonesë, ndërsa edhe ambulanca u vonua dhe ndërhyrja për të vëllanë ishte shumë vonë. Madje e motra deklaroi se policia fillimisht u tha familjarëve se ai ishte rrëzuar, por kur kanë parë trupin, duke qartësisht që ishte dhunë barbare.

Të afërmit e tjerë thonë se të përfshirët në ngjarje njihen në zonë për gjobvënie ndaj personave të tjerë, por autoritetet kanë heshur.

Vendimi i Gjykatës së Korçës

Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe.  Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg 29 vjeçarin Denis Meçe vrasësin e Egli Progës ndërsa ka caktuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje për tre te akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi.

Edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë së Korçës Denis Meçe është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, organi i akuzës ka vlerësuar se nga hetimet e deritanishme vepra klasifikohet si vrasje nga pakujdesia.  Por motra e Eglit dhe të afërmit thonë se kjo vrasje vazhdon të shoqërohet me shumë padrejtësi të tjera

Hetimet e mëtejshme do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur si pasojë e “gjobvënies”, fenomen i përhapur në vendin tonë, por për të cilin pak flitet.

Tags: detajeEgli ProgaProtestëVRASJA

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Protestat në aksin Thumanë-Kashar/ Rrumbullaku: Të mos bllokohet autostrada, do ndërmerren masa

Protestat në aksin Thumanë-Kashar/ Rrumbullaku: Të mos bllokohet autostrada, do ndërmerren masa

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.