fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Merr fund turizmi patriotik, ulen ndjeshëm pushuesit nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë, shkak çmimet

Tirana Press by Tirana Press
10/07/24 - 10:04
in Sociale
A A
Merr fund turizmi patriotik, ulen ndjeshëm pushuesit nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë, shkak çmimet
7
VIEWS

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë. Sipas tij, faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.

Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve, që ka ndodhur në pjesën më të madhe të vijës bregdetare në Shqipëri. Kurtishaj tha që është e papranueshme, që një pije që në Durrës kushton 200 lekë, në jug të kushtojë 700 lekë.

“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë.

Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë në janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuan ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit, siç është Greqia, për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye.

Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të peshuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesore. Sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”, tha ai në euronews.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një ulje e numrit të shqiptarëve të Kosovës që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime. Shumë shprehen se turizmit patriotik i ka ardhur fundi.

Tags: Kryetari i Shoqatës së Turizmit në KosovëRuzhdi Kurtishaju shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Pse bën “304” me duart e tij? Historia prekëse pas festimit të Yamal

Pse bën “304” me duart e tij? Historia prekëse pas festimit të Yamal

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.