Këngëtarja Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth gjashtë vitesh lidhje. Këngëtarja dhe aktori vendosën, sipas Page Six, të vazhdojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.
Sipas miqëve të çiftit ata prej disa javësh janë ndarë dhe nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit.
“Nuk ishte një ndarje dramatike. Marrëdhënia e tyre thjesht u bë rrethi i plotë”, thotë një burim nga miqtë e tyre të ngushtë.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment për jetën e tyre personale. Këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në mesin e turneut të saj ‘Eras’ Tour’. Aktori nuk ka qenë në asnjë paraqitje të saj për të mbështetur të dashurën e tij, siç ka bërë gjithmonë.