fbpx
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë pushime, 70% e tyre s’kanë mundësi financiare

Tirana Press by Tirana Press
20/02/24 - 09:04
in Sociale
A A
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë pushime, 70% e tyre s’kanë mundësi financiare
8
VIEWS

Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat. Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021. Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime.

Në Europë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%. Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.

70% e atyre që nuk shkojnë për pushime në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Ndërsa shqiptarët nuk renditen të parët në Europë për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, ata mbajnë rekordin për pamundësinë financiare për të kaluar të paktën një natë jashtë shtëpisë.

Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Europë. 3.2% cituan arsyet shëndetësore, 6.1% ato familjare, ndërsa 16.8% për shkak se ishin të angazhuar me punë apo me studimet.

Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare. Edhe rumunët cituan arsye të tilla si puna e shkolla (26.8%), apo çështjet familjare (12.1%), ndërsa 54.2% nuk lëviznin për arsye financiare.

Më të ngrohte xhepin e kanë finlandezët, me vetëm 18.8% të tyre që thanë se nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar jashtë shtëpisë. Edhe për grupmoshat mbi 65% Shqipëria mban rekordin për pamundësinë financiare. 50% e të moshuarve thanë se nuk munden, ndërsa 38% cituan arsye të shëndetit. Në kontrast në shtetet e tjera, arsyeja kryesore që mbizotëron është ajo e shëndetit.

Grupmosha 25-35 vjeç në Shqipëri udhëton më shumë, të moshuarit rrinë në shtëpi

Dalja në pension është një periudhë që nga shumëkush në Europë shfrytëzohet për të udhëtuar jashtë shtëpisë, apo vizituar vendet që ke ëndërruar gjithnjë. Psh, të dhënat e Eurostta tregojnë se në Norvegji, vetëm 17% e personave që janë mbi 65 vjeç nuk kanë bërë pushime në vitin 2022.

Tags: duhetimemundesi financiare

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
U kap me armë zjarri dhe municion, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

U kap me armë zjarri dhe municion, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.