Një grua shqiptare është goditur me thikë jashtë një shkolle fillore në Britaninë e Madhe. Sipas DailyMail, gruaja shqiptare që jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj. Autori e goditi dhe e la në një pellg gjaku ndërsa gruaja u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmoni, më ndihmoni… po humbas gjak’.
Policia e Bedfordshire tha se gruaja u dërgua në spital ku mbetet me lëndime të rënda pas një sulmi pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të djeshëm.
Vendasit thanë se gruaja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm. Një burrë tha:
‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas ia futi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtitur. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në dysheme’.
Një nënë tjetër tha:
‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmoni, më ndihmoni” në anglisht. Ajo gjithashtu bërtiste “Po humbas gjak”. Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua sapo i kishte lënë ata ne shkollë.
Policia tha se fëmijët ishin të sigurt në shkollë dhe nje person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.