Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 540 mijë euro, si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, por dhe në banesa të tjera në kryeqytet, kanë dalë këtë të hënë përpara gjykatës.
Sanitarja Dobi shihet me lot dhe me kokën ulur teksa është në pritje të dhënies së masës së sigurisë nga gjyqtari Arben Micko.
Kujtojmë se vjedhja ndodhi në banesën e Alda Klosit, një zyrtare e lartë, më 15 dhjetor të vitit 2022
Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë.
Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.