Është zbardhur dëshmia e Zyhdi Shehit, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë.
Para hetuesve ai ka deklaruar se Virxhil Vesho, 82-vjeçari me të cilin ndante dhomën, e ka bullizuar dhe zënë rrugën.
“Më bullizonte, më zinte rrugën”.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 04:00, shkak dyshohet se është bërë krevati i 78-vjeçarit Shehi.
Në debat e sipër ai ka goditur disa herë me bastun në kokë dhe trup 82-vjeçarin Vesho.
Pas ngjarjes, punonjësit e azilit “Ruaje moshën”, kanë telefonuar ambulancën dhe policinë e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti kufomën e shtetasit Virxhil Tenku Vesho me shenja dhune në trup dhe kokë.
Zyhdi Shehi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.