Georgina Rodriguez pa dyshim që është një grua me forma pothuajse në perfeksion. Ajo po jeton ditë fantastike në Arabinë Saudite. Familja e futbollistit Cristiano Ronaldo u transferua në tokën arabe para pak muajsh, pasi sulmuesi portugez zgjodhi të transferohej te Al-Nassr.
Partnerja e Cr7, Rodriguez nuk heziton të bëjë postime të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka pozuar në mënyrë joshëse rreth një pishine private dhe natyrisht ka shkrepur disa imazhe të nxehta.
Ligji i Arabisë Saudite ndalon postimin e imazheve të ‘tejekspozuara ose gjysmë nudo’ në internet, dhe një numër i përdoruesve të Instagram-it e kritikuan atë në seksionin e komenteve.
“Mbulohu Georgina” apo “Duhet t’i kërkoni falje zotit” ishin vetëm disa prej komenteve.